Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Vrasja e Jurgen Kurtit, ish-drejtuesi i Policisë: Në ferr shkoftë! Kujt i duhet një…

Vrasja e Jurgen Kurtit mbrëmjen e djeshme në kryeqytet ka shkatuar një sërë reagimesh në rrjet dhe jo vetëm, lidhur kjo dhe për të shkuarën e tij, ku dyshohet se është i implikuar në dy vrasje.

Bëhet fjalë për vrasjen e babait të tij në 2016-tën, dhe të Agim Arapit në Durrës. Lidhur me këtë ka bërë një reagim në rrjetet sociale dhe ish-drejtuesi i policisë së shtetit Mit’hat Havari, i cili bën përgjegjëse mungesën e drejtësisë për agravimin e situatës së krimit.

Reagimi i Havarit:

Vrasja e nje krimineli dje tregoi qarte ne çgjendje te rende eshte drejtesia Shqiptare perfshi polici prokurori gjykate .

Monstra vrau te atin para vitesh, e kamufluan dmth korruptuan sistemin dhe e mori dajua i tij atoresin e vrasjes , si i thone dajua vret per nipin .

Keshtu shkoi dajua ne burg ne vend te vrasesit dhe vazhdon brenda ne burg.
Mesiguri tani qe nipi u vra , ai do kerkoj te dali nga burgu me pretekstin se nuk e vrau ai por nipi .

Po ky monster ne 2017 masakroi deri ne vdekje nje fakir ne Durres , uluriti e mjera grua kerkoi drejtesi , por drejtesia kish vdekur monstra vazhdoi i lire. Te gjith heshten ne Durres , nga policia prokuroria e ne vazhdim.

Por kur nuk vepron shteti vepron vetgjyqesia , une uroj ta kene vrare per ate nga Durresi hallall .
Ndoshta nuk eshte mire qe reagoj keshtu , por e bej nga urrejtja qe ndjej per organet ligjzbatuese .

Ne ferr shkofte , kurre djale ashtu qe vret babain e tij. Kujt i duhet valle?

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *