Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Vrasja e Devi Kasmit, çfarë vendosi gjykata për të arrestuarit

Gjykata e Krimeve të rënda ka vendosur masën“Arrest me burg” për katër të dyshuarit për vrasjen e Devi Kasmit. Fax News raporton se gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet se shtetasi grek Efthymiou Efthimious  i cili dyshohet si vrasësi me pagesë i Devi Kasmit ka kërkuar të lihet i lirë përkundrejt pagesës së garancisë.

Ndërkohë avokati i tij Saimir Visha ne një prononcim për mediat u shpreh se gjykata nuk ka asnjë dyshim apo  prove që e ka kryer ai vrasjen.  

“Nuk është e vërëtë që ka hyrë ilegalisht. Ka ardhur në Shqipëri me pushime.  I pandehuri ska lidhje që ka hipur në një furgon, pastaj ai nuk ka dhe patentë. Nuk ka asnjë dyshim apo provë se e ka kryer ai vrasjen.” u shpreh Vishaj.

Të katër të arrestuarit kanë mohur të kenë pasur lidhje me ngjarjen.

Dëfrim Kasmi, u ekzekutua me armë mbrëmjen e së hënës më 29 Janar poshtë pallatit ku banonte në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Kanë qenë dy persona me motor të maskuar me skafandër, të cilët qëlluan për vdekje Dëfrim Kasmin. Sipas policisë Eftimiu Eftimius, shtetasi grek, dyshohet si autori që ka ekzekutuar me breshëri armësh Kasmin.

Bashkëpunëtorë në këtë ngjarje kanë qenë Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Enton Hoxhallari. Të tre këta persona kanë siguruar mjetet për ekzekutimin e Kasmit. Ndërkohë që në kërkim është shpallur dhe Altin (Aurel) Hoxhallari-Organizator i vrasjes.

(M.Q/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *