Pas vrasjes së Feredinand Polias, i njohur si “Nardi i bujtinave” policia ka arrestur 3 persona, të dyshuar këta të fundit si bashkëpuntor në vrasje. Policia gjithashtu ka shpallur në kërkim një tjetër, i cili pretendohet të jetë dhe atentatori.(Lexo këtu)
Por vëllai i të ndjerit, Pavlin Polia, ka folur për Fax News dhe ka mohuar se i njeh 3 të dyshuarit.
“Ne si familje përgëzojmë punën e shtetit. Nuk di të kemi konflikte me asnjë nga të dyshuarit që më treguan. Ne besojmë se kanë ngatërruar personin, gjithsesi ne nuk bëhemi si ata sido që të jetë puna e kushdo që të jetë përfshirë në këtë ngjarje. Me shpresë që të zbardhet kjo ngjarje sa më parë , falënderoj ata që po na gjenden në këtë mort, që i mori jetën vëllait tonë.”- tha Pavlin Polia.
Ndërkohë që policia ka zbardhur të shkuarën e Ferdinandit në kohën kur ai ishte në shtetin fqinjë, Italinë. Sipas tyre ai ka qënë i implikuar në aktivitete kriminale dhe i dënuar nga drejtësia italiane. Me zhvendosjen e tij në Shqipëri ka qënë i njohur si një nga biznesmentët më të fuqishëm por njëkohësisht edhe i angazhuar në administratën shtetërore.(Lexo këtu)