Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Vrasja e biznesmenit në Lushnje, deklarata e fortë e gazetarit: Viktima kishte denoncuar me video kërcënuesit, policia e dekonspiroi

Gazetari Trashëgim Sokolaj, duke folur për vrasjen e Besmir Hidës në Lushnje, i cili u ekzekutua të martën ndërsa pinte kafe, tha se viktima i kishte denoncuar me video autorët 2 javë para vrasjes në polici.

Sokolaj tha në ‘360 gradë’ se autorët dihen nga të gjithë banorët e qytetit të Lushnjes se kush janë.

“I referohem ngjarjes së ndodhur në Lushnjë 3 ditë më parë, ekzekutimit të tregtarit të makinave. Është një ngjarje që tregon për rolin dhe situatën ku ndodhet policia sot. Viktima e vrasjes që u krye në qendër të qytetit dy javë e fundit ka dërguar 2 video në policinë e Lushnjes ku ka identifikuar personat konkretë që e kërcënonin dhe ndiqnin nëpër lëvizjet që bënte. Kanë kaluar 3 ditë dhe policia nuk ka arrestuar apo shoqëruar, apo ndaluar asnjë person të dyshuar ndërkohë që autorët dihen nga të gjithë banorët e qytetit të Lushnjes se kush janë. Ndërsa familjarët e viktimës thonë se një automjet i policisë ka qenë vetëm 20 metra larg vendit ku u ekzekutua viktima.”- u shpreh Sokolaj.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *