Gjykata e Lartë në Greqi ka vendosur kundër ekstradimit në Shqipëri të porositësit të vrasjes së komisar Artan Cuku, Bledar Jambelli.
Bledar Jambelli, alias Rikardo Muho, 38 vjeç, lindur në Fier është arrestuar në Athinë në sajë të bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, po duket se përballja me drejtësinë shqiptare do të vonojë.
“Nga hetimet rezultoi se motivi i krimit lidhet me arrestimin e tij në kohën kur viktima kryente detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë.Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ana jonë më datë 13.06.2017, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr. 292, datë 12.06.2017, ka vendosur masën e sigurisë Arrest me burg, për veprën penale “Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 të Kodit Penal. Arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë”, thuhej gjatë arrestimit të Jambellit.
(E.K/Faxweb.al)