04:03 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e Aleks Nikajt/ Familjarët flasin ekskluzivisht për Fax News: SPAK të thërrasë Berishën dhe Ramën, të arrestohet “strumbullari”Andrea Prendi

18:07 | 20/01/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e Aleks Nikajt/ Familjarët flasin ekskluzivisht për Fax News: SPAK të thërrasë Berishën dhe Ramën, të arrestohet “strumbullari”Andrea Prendi

Edhe pse kanë kaluar 12 vite nga vrasja e katër qytetarëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, familjarët e tyre shpresojnë ende tek drejtësia e re. Mes katër qytetarëve, të cilët humbën jetën në atë protestë të përgjakshme ishte dhe Aleks Nikaj.

Xhaxhai i këtij të fundit, Mark Nika në një intervistë ekskluzive për Fax News u shpreh se ka besim se çështja do të hapet nga e para, ndërsa kërkoi nga SPAK të mos ketë frikë politikën, por t’i thërrasë personat përgjegjës dhe të nxjerrë të vërtetën e atij krimi.

Ai theksoi se shteti e ka pranuar se 21 janari ka qenë një krim shtetëror dhe kjo sipas tij  nuk mund të amnistohet.

“Jo, ne kemi shpresuar se tash e 12 vjet, jo sot, jo nesër se drejtësia do të veprojë. Shteti e ka pranuar se është krim shtetëror, e ka pohuar dhe politika shqiptare, por që e ka vullneti politik për zbardhen e çështjes. Ne kemi bërë që të gjitha përpjekjet, që çështja t’i kalojë dhe SPAK, por SPAK siç duket nuk ka vullnet politik për ta rihetuar këtë çështje”, tha ai.

Ai komentoi edhe deklaratën e kreut të grupit parlamentar ë PS, Taulant Ballës, i cili sot bëri thirrje që vrasja e Aleks Nikajt të hetohet nga SPAK.

“Ne u njohëm me të,duket se Balla është i interesuar, por mund të ketë edhe informacione më konkrete që duhet ta besojmë. Ai besoj se ka të dhëna dhe se çështja do të merret nga SPAK”, tha xhaxhai i Aleksit.

Ai theksoi se SPAK deri tani nuk ka patur asnjë komunikim me familjarët, por shtoi, se ka besim që çështja do të hapet nga e para dhe drejtësia do flasë për nipin e tij, tashmë të ndjerë.

Mes tjerash, Mark Nikaj tha se SPAK duhet të thërrasë Sali Berishën,ish kryeministrin, Edi Ramën, kryeministrin aktual dhe  ish-komandantin e gardës, Andrea Prendin, që sipas tij është personi kryesor i vrasjeve të 12 viteve më parë në bulevard.

“Nga SPAK, aktualisht, asnjëherë nuk kanë komunikuar me ne. Konsiderojmë si ndërhyrje në drejtësi, por ne do t’i dërgojmë materiale të tjerë përmes avokatit të familjes dhe çështja ma do mendja se do merret nga SPAK për shkak se ne i kemi dokumentet,që ai ishte një krim shtetëror i organizuar nga Berisha. SPAK ta shqyrtojë me objektivitet dhe të mos i trembet politikës. Ata ndoshta nuk janë emëruar nga politika, por prapë janë të varur indirekt nga politika dhe ata duhet ta hetojnë pa frikë se e kanë mbrojtjen e shtetit tani. Të thërrasin dhe Berishën dhe të arrestojnë dhe Andrea Prendin, që ai është strumbullari i këtyre goditjeve dhe të thërrasin edhe Ramën dhe të gjitha ata që e kanë organizuar demonstratën”, tha ai.

Sipas xhaxhait, politika në Shqipëri kërkon që çështja të zvarritet, por ai shtoi se familja Nikaj do të luftojë deri në fund për të zbardhur vrasjen e djalit të tyre, Aleksit.

“Kurrë nuk mund të kalojë parashkrim, sepse duhen 25 vjet dhe për kaq vite ne do ta zbardhim këtë çështje. Ata duan që çështja të zvarritet dhe të shkojnë vitet dhe çështja të mbyllet”, theksoi ai.

(Nijazi Mema/FaxWeb)

Pas

Rastësi,14 maji ditë e ‘përbashkët’ zgjedhjesh/ Berisha takohet me kryebashkiakun e Stambollit: Të punojmë fort dhe ta kthejmë 14 majin në…

Para

Ministri humb jetën në moshën 62-vjeçare gjatë mbledhjes me kabinetin, pësoi sulm kardiak

Para
Ministri humb jetën në moshën 62-vjeçare gjatë mbledhjes me kabinetin, pësoi sulm kardiak

Ministri humb jetën në moshën 62-vjeçare gjatë mbledhjes me kabinetin, pësoi sulm kardiak

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.