Ngjarja makabër që ndodhi rreth orës 18.00 të pasdites së djeshme, në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë, ka tronditur mbarë opinionin publik.
Nëpërmjet një postim në Twitter ka reaguar edhe kreu i Paritsë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave të këtij krimi makabër.
Më tutje kreu i PD-së shkruan se nuk është një ditë zie vetëm për Vlorën dhe vendin, por dhe reflektim për pasigurinë që shtohet çdo ditë.
Postimi i plotë:
“Vrasja mizore e 8 familjareve ne Resulaj, perfshire 2 femije, ka tronditur te madh e te vogel.
Mendimet dhe lutjet e mija jane per shpirtrat e te ndjereve dhe dhimbjen e te afermve.
Sot eshte dite zie per Vloren dhe vendin por dhe reflektimi per pasigurine qe shtohet cdo dite.”
(E.V/Faxweb.al)