Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Vrasësi serial maskohet si grua dhe quhet “Rexhina”, shkon të kërcënojë familjarët e…

Nëpër rrjetet sociale ka qarkulluar fotografia e një vrasësi serial që është liruar nga burgu muajt e fundit dhe ka ndryshuar pamjen e tij.

Në këto foto, vrasësi serial i quajtur Reginald Arthurell 72 vjeç, shfaqet i maskuar si një grua. Ai është futur në një faqe online për komunitetin transgjinor dhe është prezantuar me emrin Rexhina.

Nën këtë maskim, 72-vjeçari kishte kërcënuar familjarët e një prej viktimave të tij.

Reginald Arthurell ka qenë i dënuar me 24 vite burg për 3 vrasje, nga të cilat vuajti 23 vite dhe u lirua me kusht vitin e kaluar.

Në vendimin për mbikëqyrjen e tij, thuhet se 72-vjeçari nuk duhet të ndryshojë pamjen e tij në mënyrë drastike. Ai jeton në Sidnei të Australisë.

Prokurori i Përgjithshëm është vënë në dijeni për maskimin si grua të vrasësit serial pas shqetësimeve në komunitet.

Pas këtyre informacioneve, autoritetet australiane janë vënë në lëvizje dhe kanë zgjatur edhe për 5 vite të tjera mbikëqyrjen e tij elektronike, që në fakt përfundonte në 24 Maj.

Një vendim përfundimtar për zgjatjen e mbikëqyrjes ndaj tij do të merret në muajin Korrik.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.