Kthjellime dhe vranësira do të karakterizojnë kushtet e motit në Shqipëri, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veri-verilindore duke sjellë shira të përkohëshëm, njofton Meteoalb.
Pritet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmtosferike duke bërë që gjithë vendi të jetë i kthjellët
Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 gradë celcius në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C deri në 34°C.
Era do fryjë mesatare në toke dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.