Pas ditëve të nxehta, verës së parakohshme, që shijuam në ditët e fundit të muajit prill, maji erdhi gjithë vranësira e shira të paparashikuar. Situata do të vazhdojë të jetë e tillë deri në ditët e para të qershorit. Meteorologëve parashikojnë se gjithë muaji maj do të jetë me vranësira të dendura e shira.
Rreshjet nuk do të jenë të pranishme gjatë gjithë ditës por do të vijojnë si gjatë këtyre ditëve, pjesa e parë me rreshje e më pas me diell e vranësira të pjesshme.
Ndërkohë që nesër, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit por vranësira të shpeshta dhe shira të dobët do të ketë Juglindja. Pjesa e dytë e ditës intensifikon shirat në Jug dhe pjesërisht në Qendër por shira të pakët do të ketë Veriu ndërsa mbetet pa shira pjesa më e madhe e bregdetit shqiptar.
(M.Q/Faxweb)