Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vranë së bashku me të vëllanë punonjësin e policisë dhe plagosën një tjetër, ekstradohet 45-vjeçari vlonjat (Emri+historia)

Është ekstraduar nga Belgjika 45-vjeçari Dritan Xhelita, i cili akuzohet për tentativën për vrasje ndaj një punonjësi të policisë në qytetin e Vlorës.

Ngjarja për të cilën akuzohet Xhelita ka ndodhur më 2 janar 1998, kur sipas hetimit, Dritan Xhelita, gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia në banesën e tij në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës, ka vrarë me armë zjarri, në bashkëpunim me vëllain tij, Ilir Xhelita, punonjësin e policisë Alket Muça dhe kanë plagosur Shefin e Policisë Kriminale Pirro Ymeri.

Mbetet e paqartë sesi Dritan Xhelita i ka shpëtuar akuzës së vrasjes, pasi ai figuron dhe njëherë tjetër i ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë në vitin 2009. Po ashtu nuk sqarohet se kush e ka vtatë Alket Muçën, ndërsa vendimi i formës së prerë ndaj tij, për akuzën e tentativës së vrasjes është dhënë në vitin 2016 nga Gjykata e Apelit në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Shkëmbimi në kohë i informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe asaj belge, nëpërmjet Interpol Tirana, vuri në pranga, në Belgjikë, 45-vjeçarin nga Vlora, i kërkuar për vrasje mbetur në tentativë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë marrë informacione nga qytetarë me banim në Belgjikë, nisur edhe nga publikimi në media i personave në kërkim, për një person të kërkuar për vrasje mbetur në tentativë, i cili jetonte ilegalisht në Belgjikë.

Shkëmbimi i informacioneve mes Interpol Tirana dhe Policisë belge bëri të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Dritan Xhelita, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Në kuadër të bashkëpunimit, Policia belge, në koordinim Policinë Kufitare të Rinasit ka bërë deportimin e këtij shtetasi nga Belgjika në Shqipëri.

Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 14 vite burgim, për veprën penale të “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentative” ndaj punonjësit të Policisë P. Y.

Policia Kufitare e Rinasit ia ka dorëzuar shtetasin e lartpërmendur Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku dhe është bërë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për këtë shtetas.

Policia e Shtetit falënderon autoritetet policore belge për bashkëpunimin mjaft të mirë me Policinë e Shtetit dhe për reagimin profesional e në kohë për rastin konkret.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *