Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vranë në prag të shtëpisë komisionerin e PS-së, zbardhen detaje të reja, autorët po lëviznin me “Fuoristradë”

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 43-vjeçarit Gjergj Krygja, ditën e sotme në fshatin Sumë në Dukagjin.

Burime për Faxweb bëjnë me dije se autorët kanë lëvizur me një mjet tip “Foristradë”, në afërsi të banesës së 43-vjeçarit.

Gjergj Krygja ka marrë 4 plagë si pasojë e atenatit me armë zjarri, i cili i mori jetën në prag të shtëpisë.

Policia vijon hetiemt për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve të keëaj ngjarje.

Krygja mësohet të ketë qenë komisioner në zgjedhjet vebndore të 2015 në qendrën e votimit me numër 0092,  si përfaqësues i Partisë Socialiste, kohë kur Partia Demokratike akuzonte mazhorancën e asaj kohe për vjedhje të votave.

Në videon e mëposhtme Krygja është personi me jelek ngjyrë blu me kurriz nga kamer.

Ngjarja e rëndën ndodhi në derën e shtëpisë së tij në fshatin Sumë të Dukagjinit ndërsa burime bëjnë me dije se viktima është Gjergj Krygja, baba i tre fëmijëve.

Sipas njopftimit të Policisë, nuk ka ende detaje lidhur me ngjarjen dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur, pasi zona është një nga më të thellat në Shkodër.

Forat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndodhen në zonën ku ka ndodhur ngjarja ku po bëjnë edhe krehjen e saj në kërkim të autorit/rëve të dyshuar të vrasjes.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *