Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Vranë fermerin e pasur, mesazhet e turpshme që nxorrën zbuluar çiftin vrasës: Dua të bëj dashuri në tavolinën me gjak

E shoqja dhe i dashuri i saj janë shpallur fajtorë për vrasjen e fermerit të pasur, William Tayler. Ai u zhduk disa ditë para ditëlindjes së 70-të në Qershor të vitit të kaluar. Vetëm disa muaj më vonë, trupi i tij u gjet në Gosmore, Hitchin. Ai ishte dekompozuar aq shumë saqë ishte e vështirë të zbuloje shkakun e vdekjes.

Angela Taylor
Paul Cannon

Sipas mediave, autoritetet kanë gjetur mesazhet që kanë shkëmbyer 53-vjeçarja Angela Taylor dhe Paul Cannon, 54 vjeç. Ata kanë folur për kryerjen e marrëdhënieve seksuale ndërkohë që laheshin me gjakun e fermerit të pasur.

“Dua të bëj dashuri me ty në tavolinën e kuzhinës… të larë me gjak, me atë (William) të lidhur në karrige duke na parë. Më pas ta çojmë në ferr”, shkruante Paul Cannon.

“Imagjino që ta vrasim atë dhe gjëja e fundit që do të shikojë është ne që bëjmë dashuri”, i kthente përgjigje Angela Taylor.

Ndër të tjera në WhatsApp ata i kanë dërguar njëri tjetrit rreth 28.000 mesazhe për 148 ditë. Ata mendonin se bisedat e tyre ishin të sigurta dhe nuk mund të lexoheshin. Cannon ishte përpjekur t’i fshinte, por policia i gjeti të ruajtura në memorien e celularit.

Gjyqtari i çështjes Michael Kay tha se do të dënojë me burgim të përjetshëm dy personat. Ky vendim pritet të merret zyrtarisht të premten.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *