Pas Elbasanit, Kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur nga Durrësi duke i bërë thirrje dhe njëherë qytetarëve që nuk kanë votuar që të marrin pjesë në zgjedhje.
Askush të mos qëndrojë në shtëpi iu drejtua Basha qytetarëve, dyuke shtuar se kush ka nevojë për asistencë qytetarët e Durreësit duhet të ofrojnë ndihmën e tyre që ata që nuk kanë votuar të votojnë.
Ai më tej u pyet dhe për votimin e Albin Kurtit në Shqipëri, duke thënë se nuk ka asnjë koment për këtë temë.
“Asnjë koment për votimin e kryeminsitrit Kurti. Edhe dy orë e gjysmë për të mbyllur kutitë e votimit dhe shkoni të votoni në qendrat e votimit. Përshëndetje të gjithë durrsakëve, që kanë dalë e kanë votuar deri tani. Ju them, shkoni e trokisni në dyert e atyre që nuk kanë votuar, merrini e çojini te qendrat e votimit. kjo është dita juaj. Dielli po shkëlqen, mos mbetet askush pa votuar. Të gjithë drejt kutive të votimit. Askush mos të qëndrojë në shtëpi. Kush ka votuar, të marrë familjen, miqtë, shokët, e të votojnë. Procesi zgjedhor është procesi i shqiptarëve. Kush ka nevojë për asistencë, të dashur qytetarë të Durrësit ndihmojini, çojini drejt kutive të votimit. Kjo është dita e shqiptarëve, kjo është dita e qytetarëve”, tha Basha.
(E.H/Faxweb.al)