Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë publik qëndrimin e partisë së tij në lidhje me zgjedhjen e Vjosa osmanit në krye të Presidencës kosovare.
Haradinaj thekson se deputetët e AAK nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme ku pritet të bëhet votimi i dy kandidaturave për president, Vjosa Osmanit dhe Nasuf Bejtjas.
“Ne jemi kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit”, shkruan mes të tjerash Haradinaj.
Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka dhënë me kohë qëndrimet rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit.
Ne jemi kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit.
Shembull për këtë ishte tentimi i mbrëmshëm për marrjen e vendimit ad-hoc për ndryshim të ligjit zgjedhor, duke e kontrabanduar në Kuvend, me arrogancë numrash e shantazhe.
Andaj, deputetët e Aleancës, nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e Presidentit.
RH