Zenel Kastrati është i skualifikuari në Has nga votimet e anëtarëve për kandidatët e PD për zgjedhet e 25 Prillit. Emrat që kaluan në fazën tjetër janë: Avenir Peka; Demush Kastrati; Elez Maci dhe Ismet Jaku.
Sa i përket degës Tropojë dhe Kukës, janë eliminuar ish-kryebashkiakët Besnik Dusahj dhe Bashkim Shehu. Kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër në Tropojë janë: Isuf Cela, Xhem Nezaj, Mimoza Hajdarmataj, Lush Susaj dhe Feride Rrahmani.
Ndërsa në Kukës, në fazën tjetër kaluan: Admir Sinamati, Arben Cejku, Ibrahim Bruka, Sahit Prizreni, Vjollca Vata.(A.M/Faxweb.al)