Në KZAZ numër 21 në qytetin e Durrësit po ndodhin vonesa në këto momente për sa i përket shpërndarjes së materialeve zgjedhore kur mbeten pak orë nga zgjedhjet parlamentare.
Mësohet se vonesat vijnë si pasojë e mungesës së komisionerëve, konkretisht ndërrimi i komisionerëve të PS-së.
Edhe pse ka nisur shpërndarja që në mesditë në orët e para të mbrëmjes së sotme është pezulluar procesi i mëtejshëm i shpërndarjes.
Nga 108 qendra votimi që mbulon kjo KZAZ, vetëm në 61 prej tyre është realizuar shpërndarja e materialeve zgjedhore.
(E.H/Faxweb.al)