Vonesa e shpërndarjes së pensioneve në qytetin i Fierit ka shqetësuar një pjesë të mirë të pensionistëve të cilët pretendojnë se ato ndahen në mënyrë selektive, disa në postë e të tjera në bankë.
Në një intervistë për Fax News anëtarja e Komisionit të Cështjeve Sociale në këtë qytet tha se problematika është ngritur dhe ky institucion si përgjegjës për pensionet do të cojë çështjen deri në Ministrinë e Shëndetësisë.
Ajo u shpreh se do të zbulohet me patjetër se ku qëndron i gjithë ngërçi dhe do verifikohet nëse është problem lokal duke u përpjekur kështu për një zgjidhje sa më të shpejtë për pensionistët që ata të marrin atë që ju takon në kohën e duhur.
Pensionistet shprehen se ajo çfarë marrin në fund të muajit është jetike për ta dhe se nuk kanë me çfarë të jetojnë përveç pensionit.
(E.D/faxweb.al)