Dy të rinj janë arrestuar nga ana e Policisë, pasi dyshohet se kanë vjedhur me dhunë dhe nën kërcënimin e armës një karburant. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga Policia 1 pistoletë manovër, 2 aparatë celular, një automjet tip “Ford” dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas në momentin e ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Vodhën me dhunë një pikë karburanti në Fushë Krujë, Policia zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë 2 autorët e dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit: F. L., 22 vjeç, banues në Kukës dhe M. C. (L)., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.04.2021, kanë vjedhur me dhunë një sasi vlere monetare, një pikë karburanti në Fush Krujë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 pistoletë manovër, 2 aparatë celular, një automjet tip “Ford” dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas në momentin e ngjarjes.
(E.K/Faxweb.al)