03:06 | 01/04/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

VOA/ Francë, reforma e pensioneve sfidë për presidentin Macron

18:29 | 19/03/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VOA/ Francë, reforma e pensioneve sfidë për presidentin Macron

Franca nuk po gjen qetësi nga protestat. Në të gjitha qytetet franceze është protestuar kundër projekt-ligjit që synon të rrisë moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç. Në Paris rrugët janë të mbushura me plehra. Për këtë projektligj gjithçka do të vendoset të hënën në Asamblenë Kombëtare, ku do të votohet një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, i kërkuar nga opozita. Sipas analistëve kalimi i një mocioni mosbesimi do të jetë sfidues, asnjë nuk ka pasur sukses që nga viti 1962 dhe aleanca qeverisëse e zotit Macron e ka ende shumicën e vendeve në Asamblenë Kombëtare. Nëse qeveria nuk rrëzohet atëherë projektligji kthehet në ligj.

Në Paris rrugët janë të mbushura me plehra, ndërsa era e keqe ka shqetësuar banorët. Sindikata e punonjësve që merren me grumbullimin dhe përpunimin e plehrave ka vendosur të vijojë grevën në shenjë proteste kundër planit të presidentit francez Emmanuel Macron për të rritur moshën e daljes në pension nga 62, në 64 vjeç.

“Na thyhet zemra kur shohim rrugët e Parisit në këtë gjendje. Puna jonë është Parisi të jetë i pastër kudo dhe për të gjithë, jo vetëm për banorët që jetojnë këtu. Mos të harrojmë se Parisi është kryeqyteti më turistik në botë. Por ne do të vazhdojmë, nuk dorëzohemi, do të rezistojmë pavarësisht lodhjes. Shpresoj që kudo në Francë njerëzit do të mobilizohen”, thotë Regis Vieceli, sekretari i Përgjithshëm i sindikatës për grumbullullimin e plehrave.

Çdo ditë këta punonjës grumbullojnë rreth 1000 ton mbeturina në Paris. Edhe pse banorët janë mërzitur nga mos grumbullimi i plehrave, ata kanë treguar mbështetje për protestat.

“Zgjidhja është që qeveria të ndryshojë qëndrimin e saj dhe të dëgjojë njerëzit. Sepse ajo që po ndodh është jashtëzakonisht e rëndë. Unë mendoj se qeveria është kryesisht përgjegjëse për këtë”, thotë Isabelle Vergriette, banore e Parisit.

“Era e keqe ndihet kudo. Për plehrat duhet të merren masa sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe pse njerëzit kanë të drejtë të demonstrojnë dhe të tregojnë mospajtimin e tyre me qeverinë”, thotë një tjetër banor.

Një aleancë e gjerë e sindikatave kryesore të Francës ka thënë se do të vijojë të mobilizohet në përpjekje për të detyruar qeverinë të heqë dorë nga ndryshimet.

Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur në mënyrë të përsëritur se “është i bindur se sistemi francez i pensioneve duhet të përmirësohet për t’u mbajtur në këmbë”. Sipas tij mundësitë e tjera të propozuara, si rritja e barrës tashmë të rëndë tatimore, do të largonte investimet dhe nga ana tjetër ulja e pensioneve të pensionistëve aktualë nuk ishte një alternativë realiste.

Për reformën pensioneve gjithçka do të vendoset të hënën në Asamblenë Kombëtare. Të enjten kryeministrja franceze përdori fuqinë kushtetuese të qeverisë për të miratuar projektligjin, pa votim në Asamblenë Kombëtare.

Kundërshtarët politikë të zotit Macron kanë depozituar dy mocione mosbesimi të premten kundër qeverisë së kryeministres Elisabeth Borne. Zyrtarët qeveritarë shpresojnë t’i mbijetojnë votimit që do të mbahet të hënën, për shkak të përçarjes së opozitës.

Megjithatë nëse mocioni kalon do të ishte një goditje e madhe për zotin Macron: projektligji i pensioneve do të rrëzohej dhe kabineti i tij do të duhej të jepte dorëheqjen. Në atë rast, presidenti do të duhet të emërojë një qeveri të re dhe të rishohë mundësitë për të miratuar projekligjin. Nëse qeveria nuk rrëzohet atëherë projektligji miratohet. /VOA

Pas

Përplasen dy automjete në Peshkopi, lëndohet këmbësori

Para

Kremlini tashmë kërkon zëvendësimin e Putinit pas urdhër-arrestit

Para
Erdogan diskuton me Putin zbatimin e marrëveshjes së grurit, të njëjtën çështje do të diskutojë me presidentin ukrainas

Kremlini tashmë kërkon zëvendësimin e Putinit pas urdhër-arrestit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Çfarë e sëmuri Bethovenin”, ADN-ja e tij jep disa përgjigje

Akuzohen për trafik qeniesh njerëzore/ Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu pas 3 muajsh, vendosen në arrest shtëpiak

10 arsye pse qeni është miku më i mirë dhe besnik i njeriut

Stormy Daniels e gatshme të përballet në gjyq me Donald Trumpin: Unë e kam parë atë të zhveshur, nuk ka mundësi që ai të jetë më i frikshëm me rrobat e tij

Imazhi i shqiptarëve të diasporës në Itali, flet Artur Rexho: Jemi plotësisht të integruar, rastet e vrasjeve dhe dhunës janë sporadike

Rusia lëshon bomba në përvjetorin e rimarrjes së qytetit të pushtuar të Ukrainës nga Rusia

“Kam përgatitur spektakël për këtë muaj”, Olta “kërcënon” Luizin: Do e bëj që të mos çohet nga krevati

Mesazhi i koduar i Shakirës, fansat besojnë se është ‘tallje’ për partneren e re të Pique

“Luizi ka tentuar të kryejë vetëvrasje”, Olta: Di vetëm të viktimizohet prandaj e ka treguar këtë fakt

Zvicër/ Dy trena dalin nga shinat si pasojë e stuhisë, 12 të plagosur, një në gjendje të rëndë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.