Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se një 32-vjeçar nga Korça është arrestuar në Vlorë për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe një 35-vjeçar është arrestuar në Himarë paso akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë sistematike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërkohë një 31-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi ka kanosur për shkak të detyrës një punës të policisë së burgjeve.
Njoftimi i policisë:
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Vlorë ka rezultuar se mjeti tip “Renault” me të cilin udhëtonte ky shtetas figuronte i vjedhur më datë 08.12.2020 në Francë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin J. K., 35 vjeç, banues në Himarë, pasi ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. N., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kanosur për shkak të detyrës një punonjës të Policisë së burgjeve.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(R.G/Faxweb)