Qyteti i Vlorës është përfshirë nga erëra të forta dhe si pasojë ka shkaktuar disa dëme në qytet dhe në disa prej fshatrave.
Në zonën bregdetare të Orikumit si dhe në disa fshatra të tjerë ka ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të shkëputjeve të linjave.
Era e fortë ka sjellë pasoja edhe në qytet. Disa pemë në shëtitoren Lungomare janë dëmtuar dhe kanë qenë punonjësit e shërbimeve publike që janë aktivizuar për të larguar këto pemë të dëmtuara.
Ndërsa lundrimi vijon të jetë i pezulluar .