Në Vlorë ka nisur ceremonia shtetërore me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë, në Sheshin e Flamurit dhe Monumentin e Pavarësisë.
Presidenti Ilir Meta, Kryetari Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të lartë kanë marrë pjesë në këtë ceremoni.
Kreu i shtetit dhe kryeministri janë bërë bashkë në ceremoninë e përvitshme të ngritjes së flamurit kombëtar, ndërkohë që vendosën edhe kurora me lule në Monumentin e Pavarësisë, në sheshin e Flamurit.
Në një koment të shkurtër për media kryeministri Rama uroi shqiptarët për Ditën e Flamurit, ndërsa përmendi edhe UÇK-në.