Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Vllaznia e pandalshme, mund Tiranën në minutat e fundit dhe rrëmben kreun e tabelës

Plot 5 gola të shënuar dhe shumë spektakël si dhe momente paniku në fushën e lojës. Klasike dramatike ajo mes Vllaznisë dhe Tiranës, e cila u vendos nga goli në minutën e 97-të nga ana e futbollistit Dunga, i cili ndëshkoi ish-skuadrën e tij.

Në fund ishin vendasit ata që shpërthyen në një festë të çmendur. Dunga ndëshkoi ish-skuadrën e tij dhe i siguroi 3 pikë të arta shkodranëve. Pas krosimit të Isaevskit, sulmuesi ka dërguar topin në rrjetë.

Goli i parë u shënua nga Herald Marku i Vllaznisë që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe kaloi në avantazh shkodranët.

Tirana barazoi pas një super aksioni të bardhebluve. Zgjait vetëm 3 minuta barspesha, teksa Herlad Marku, realizoi me një predhë nga distanca duke shtangur portierin bardheblu Bekaj.

Një gafë e portierit Zogoviç, i cili nuk e llogariti mirë daljen bëri që Sasraku të vendosë baraspeshën duke përfituar mjaft mirë nga dhurata e portierit të skuadrës shkodrane.

Por në minutën e 97, Dunga vulosi fitoren për shkodranët.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *