Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e vëllait të mbrojtësit Serge Auier të Tottenham. Vrasja e tij tonditi jo pak botën e futbollit dhe jo vetëm. Mediat raportuan se Christofer Auier u plagos në orët e para të mëngjesit, duke ndërruar jetë më pas në spital.
Policia nuk mundi të binte në gjurmët e autorit, por ishte vetë ky i fundit që u dorëzua duke dhënë dëshminë e tij për ngjarjen. Sipas tij ngjarja ka ndodhur për një lidhje dashurie.
Vëllai i lojtarit të Totenhem Serge Auier, Christofer u vra në një klub nate në qytetin e Tuluz në Francë.