Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Vlerësohet 80 milionë euro, United gati të marrë talentin e madh të Italisë!

Manchester United duket se nuk do të kursehet në dy merkatot e ardhshme dhe do të kërkojë të ndërtojë një ekip që të ketë mundësi të rikthehet në majën e futbollit anglez dhe atë evropian.

Emra të shumtë kanë nisur të përfliten te “Djajtë e Kuq”, siç janë Haaland apo Jadon Sancho. Përveç këtyre dy lojtarëve, një tjetër emër ka dalë në skenë së fundmi, për të cilin United kishte udhëtuar drejt Italisë për ta vëzhguar nga afër.

Bëhet fjalë për Nicolo Zaniolon, talentin që po mahnit Serie A me Romën. Për mesfushorin e avancuar, Roma kërkon të paktën 80 milionë euro dhe siç raportohet nga mediat italiane, United është gati ta paguajë këtë shumë.

“Il Messaggero” shkruan se drejtuesit e Manchester që e kanë vëzhguar nga afër Zaniolon, kanë mbetur mjaft të kënaqur dhe shumë shpejt pritet që të nisin bisedimet me Romën, që në fund të sezonit 20-vjeçarit të vishet si “Djall i Kuq”.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *