Presidenti i Republikës,Ilir Meta ka reaguar pas lajmit se shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare ishte dekoruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron me titullin e lartë, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.
Me anë të një postimi në facebook, Meta uron që me këtë vlerësim të jetë një fillim i mbarë për afirmimin sipas tij të merituar europian të shqiptarëve
“Vlerësimi i lartë i shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare, uroj të jetë një fillim i mbarë në këtë ditë të parë të 2020 për afirmimin e merituar europian të popullit tonë! ????”, shkruan Meta
(F.GJ/FAXWEB.AL)