Fijet e holla të koprës kombinohen shumë mirë në gatime.
Këto fije plot aromë të veçantë ofrojnë një larmi vlerash shëndetësore si për trurin ashtu edhe për trupin.
Në fakt, e gjithë barishtja që nga rrënja e deri tek farat ofron jashtëzakonisht shumë vlera për shëndetin e njeriut.
Së fundmi, kopra po shfrytëzohet edhe nga industria kozmetike për prodhimin e sapunëve, parfumeve, detergjentëve, kremërave dhe solucioneve.
Fijet e holla të koprës përmbajnë kalçium, mangan, hekur, e antioksidantë të cilët luftojnë inflamacionin dhe e mbrojnë trupin nga virozat.
Lexoni më poshtë vlerat e renditura:
Kundër Depresionit
Depresioni është një problem madhor për shëndetin e të rriturve dhe adoleshentëve.
Fijet e koprës përbëjnë një kurë natyrale kundër depresionit.
Konsumi i tyre në gatim apo si çaj nuk shoqërohet me efekte anësore, falë pasurisë së madhe të fitoushqyesve dhe antioksidantëve.
Ulja E Kolesterolit
Konsumi i koprës dhe ekstrakti i të gjithë barishtes ka aftësi të jashtëzakonshme për uljen e kolesterolit.
Për më tepër, ato përmirësojnë profilin e lipideve, glukozës në gjak dhe enzimat e mëlçisë.
Burim Energjie
Acidet yndyrore janë burim kryesor i energjisë.
Vaji esencial i koprës njihet si një burim i mirë i energjisë por edhe ndihmës për tretjen dhe metabolizmin.
Konsumi i rregullt i koprës ju ndihmon të përthithni shumë amino acide të dobishme.
Kundër Mikrobeve
Ekstraktet e koprës janë efikasë në shkatërrimin e baktereve, mykut dhe mikrobeve që dëmtojnë shëndetin e njeriut.
Këto vlera përfitohen duke konsumuar koprën rregullisht.
Radikalet E Lira
Përbërësit e koprës ndihmojnë molekulat e antioksidantëve të ngjiten me ato të oksiduara që shkaktojnë dëm në trup.
Në këtë mënyrë, antioksidantët pengojnë dëmtimet e shkaktuara prej radikaleve të lira.
Si Të Përgatisni Çaji E Koprës
Për këtë çaj ju mund të përdorni ose farat e bimës ose gjethet, por duke qenë se farat janë më të pasura në ushqyes dhe vlera, kjo recetë rekomandohet për përdorimin e farave.
Mbushni çajnikun me 250 ml ujë dhe pasi të ketë marrë valë hidhni katër lugë çaji me fara ose gjethe kopre. Hiqeni çajnikun nga zjarri dhe lërini farat ose gjethet e përdorura të lëshojnë mirësinë e tyre për 10 minuta.
Filtrojeni dhe pijeni duke e ëmbëlsuar me pak mjaltë.
Ky çaj rekomandohet të pijet tre herë në ditë, mundësisht pas vakteve./AgroWeb