AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

VKM-ja për Kopshtin Botanik, ish-deputeti i PD-së Luçiano Boci: Bashkia po grabit 15 hektarë truall

Ditën e sotme pedagogë, student, qytetarë dhe përfaqësues të politikës kanë zhvilluar një protestë para Gjykatës Administrative të Apelit për anulimin e një VKM-je për ndryshimin e pronësisë  për 15 ha të Kopshtit Botanik në Tiranë.

I ftuar në Fax News për të folur në lidhje me këtë çështje, ish-deputeti Luciano Boci, deklaroi se të dyja palët e paditura si nga kryeministria ashtu edhe nga bashkia duhet të paraqiteshin në Gjykatë.

Boçi deklaroi se mungesa e tyja palëve të akuzuara tregon se kompleksin e fajit të mbartura nga ata dhe shpalos pjesën e intrigës të ndërtuar për rrëmbimin e kësaj prone.

Në fakt në seancë duhet të paraqitesh si kryeministria ashtu edhe si bashkia e Tiranës, pasi janë dy persona juridik të paditur, në lidhje me VKM-në e famshme, ku kryeministria kërkon ti kalojë truallin e Kopshtit Botanik, Bashkisë së Tiranës.

Mungesa e te dy të akuzuarve në këtë rast tregon edhe një herë kompleksin e fajit të mbartura nga ata dhe shpalos pjesën e intrigës të ndërtuar për rrëmbimin e kësaj prone.

Nëse bashkia Tiranë ka të drejtë ligjore duhte të ishte në Gjykatë dhe të përballlëj me rektoratin, studentët, përfqësuesit e fakultetit, duhet të ishin në seancë edhe përfaqësuesit e kryeministrisë. E drejta dhe ligji anon nga ana e senatit, pedagogëve dhe studentëve. Ai truall i kalon përmasat e pronës universitare.

Studentët kërkojnë që të jetë në shërbim të procesit akademik dhe në mbrojtje të shëndetit të qyetarëve të Tiranës. Veliaj nuk duhet të shmangë aspak grabitjen që po i bën asaj prone të universitetit, pas asnjë arsye zhvilluese. Madje ai duhet ta dijë që prona e Univesritetit të Tiranës e skasionuar dhe në VKM të më parshme është e palëvishme, ajo i përket Univestitet dhe Fakultetit.

U miratua VKM-ja në korrik në fshehtësi të plotë, që synon të rrëmbejë 15 hektarë, brenda të cilëve fshihen pastrim parash, dhe interesa të tjera. Ka pasur kontradiksione. Nuk munë të kalojë në pronësi sepse nuk e lejon ligji. Është e caktuar brenda mënyrës sesi funksionon Universiteti. Bashkia është mbrojtur se ka bërë konsulenca por nuk ka pasur asnjë konsulencë siç e ka deklaruar senati.”– u shpreh Boci.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *