Ky vendim i Këshillit të Ministrave që mban datën 20 tetor të vitit 2020, nxjerr zbuluar të gjitha hallkat e pushtetit, duke i bërë përgjegjëse për aksidentin tragjik, ku humbi jetën 7-vjeçarja në Potam.
Mosfunksionimi hallkave shtetërore nis që nga pushteti lokal, ku në asnjë nga vijat bregdetare të vendit nuk është marrë asnjë masë për përcaktimin e vendeve të lundrimit dhe dislokimit.
Për marrjen e këtyre masave, Fax News tentoi të komunikonte dhe me kreun e bashkisë Himarë Jorgo Goro, mbi masat e marra nga bashkia që ai drejton, por nga kreu i pushtetit vendor Himarë nuk erdhi asnjë reagim.
Një hallkë tjetër është edhe Kapiteneria, institucion që varet nga Ministria e Transportit. Sipas informacioneve ky institucion ka lëshuar patenta lundrimi, pa parë vendin se ku këto mjete do lundronin.
Nga burime tepër të rezervuara nga Polcia e Shtetit, është mësuar se është kerkuar vazhdimisht informacion për këto leje, por kordinimi ka munguar. Të njëjtat burime sqarojnë se koordinimi ka munguar edhe me Ministrinë e Mjedisist për lejet e dhëna për plazhet dhe mjeteve lundruese.
Sipas legjislacionit në fuqi por edhe VKM, pushteti vendor është vendimtar për përcaktimin e saktë të vendeve të notimit, rrugëve të kalimit dhe vendeve të ankorimit të mjeteve lundruese duke kufizuar me tapa të gjitha këto zona.
Të gjitha instancat shtetërore janë përgjegjëse për dhënien pa kriter të këtyre lejevë nga Ministria e Mjedisit e Pushteti Vendor, duke e bërë punen e policsë të pamenaxhueshme, ku është e vetme përballë lejeve të dhëna nga institucionet përkatëse.