Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Vjosa Osmani nuk është e vetmja kandidate për Presidente, kush është sfidanti ish-pjesëmarrës në listën e LVV për deputet

Kosova pritet të zgjedhë presidentin e ri të vendit. Seanca për votimin e presidentit pritet të mbahet pasditen e të premtes. Në garë, përveç Vjosa Osmant do të kandidojë edhe Nasuf Bejta.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Bejta garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me numër 64 dhe ishte përfaqësues i Iniciativës së Vjosa Osmanit në listë, raporton Koha.

Në zgjedhjet e fundit ai mori mbi 5 mijë vota, ndërsa më herët pati qenë anëtar i LDK-së. Bejta ka deklaruar se po kandidon për ta ndihmuar procesin, “që shteti të ketë institucione stabël”.

“Ky stabilitet është i mundshëm vetëm kur ta përmbyllim procesin me zgjedhjen e presidentit të vendit. Pra, unë po vihem në shërbim institucional për ta përmbyllë vullnetin e qytetarëve të shprehur më 14 shkurt. Për mua është nder që të jem në shërbim të interesit shtetëror. E ky vullnet konsiston që vendi të bëhet me president”, ka shkruar ai në Facebook.

Si zgjidhet presidenti i Kosovës?

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve.

Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.