Vjosa Osmani është zgjedhur dje presidente e Kosovës. Ajo ka marrë 71 vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Osmani për detyrën e re është uruar edhe nga reperi shqiptar me famë botërore Labinot Gashi, i njohur si Gashi.
Ylli i hitit “Creep on me” nëpërmjet Twitter shprehet krenar me Osmanin.
“Urime Vjosa Osmani, krenar me ju”, shkroi ai.
Në mesin e personave që e kanë uruar Osmanin për detyrën e re është edhe këngëtarja Rita Ora, dhe personazhe të tjerë të artit dhe të kulturës në Kosovë.
“Urime për Vjosa Osmanin, Presidentja e re e Kosovës”, shkroi ajo në mbishkrim.