Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Konfirmoi se do të krijonte parti të re, zbulohen emrat e politikanëve të rëndësishëm që do ti bashkohen Vjosa Osmanit

Vjosa Osmani ka bërë gati formimin e hapjes së partisë s% re. Raportohet se Osmanit do t’i bashkohen Ish-presidentit i Kosovës, Fatmir Sejdiu, deputeti i LDK-së ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, avokati Dastid Pallaska, ish-deputeti Dardan Sejdiu. Përmenden edhe disa prej deputetëve të LDK’së, kryetar komune e, në bisedime janë edhe Mimoza Kusari dhe Shpend Ahmeti.
Që nga kundërshtimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Vjosa Osmani u bë e padëshiruar në partinë e saj LDK-në.

Ishte vet lideri i LDK-së, Isa Mustafa, që deklaroi se Osmani më nuk ka vend në partinë e tij. Për me tepër, ai edhe inicoi kërkesën për shkarkimin e saj nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Këshillit të Përgjithshëm, me arsyetimin se nuk kishin qëndrime të njëjta.

Nga 20 qershori, Vjosa Osamni përfundimisht ndau rrugëtimin e saj politik me partinë e saj, e para pak ditësh ajo njoftoi që do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e politikës, por me një nismë të re politike e që do i bashkohen edhe emra të tjerë.

Përmes burimeve të afërta me Osmanin ka arritur të zbulojë disa nga emrat që pritet të jenë pjesë e nismës për krijimin e një krahu të ri politik e që pritet të garojë edhe në zgjedhje përmes listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Të parët që pritet të i bashkohen Osmanit janë kryesisht anëtarë dhe ish-anëtarë të LDK-së të cilët janë të pakënaqur me politikat që po i bën LDK.

Këta janë emrat: ish-presidentit i Kosovës, Fatmir Sejdiu, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, deputeti Ardian Shala, ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ish-rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, avokati Dastid Pallaska, ish-deputeti Dardan Sejdiu, kabineti i saj në Kuvendin e Kosovës. Në bisedime është edhe Mimoza Kusari, Shpend Ahmeti dhe shumë pjesëtarë të shoqërisë civile, por edhe disa degë të rëndësishme të LDK-së.
Është vet deputeti Haxhi Avdyli që ka konfirmuar që do të jetë pjesë e iniciativës së re politike me në krye Vjosa Osmani, raporton syri.net,

Ai ka thënë se kjo gjë po u imponohet si rezultat i përjashtimit të mendimit ndryshe dhe mos respektimit të premtimit të dhënë ndaj elektoratit që po i bën LDK-ja.

“Ne jemi të detyruar të formojmë këtë iniciativë të re, pasi kreu i partisë na përjashtoi dhe nuk lejoi mendimin dhe mbajtjen e premtimit ndaj elektoratit të LDK-së, e aty ku nuk të lejohet që të përçosh mendimin dhe idetë, atëherë nuk na mbetet tjetër vetëm se të nisim një rrugëtim të ri politik”.

Avdyli ka dhënë detaje se pjesë e kësaj nisme do të jenë edhe anëtarë e ish-anëtarë të LDK-së, por edhe nga shoqëria civile.

“Ka shumë anëtarë e ish-anëtarë të LDK-së por edhe veprimtarë të ndryshëm por edhe ekspertë të fushave të ndryshme nga shoqëria civile që do të na bashkohen. Ne jemi në fazën fillestare të krijimit të kësaj iniciative” – ka përfunduar Avdyli.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.