Vazhdon aksioni i policisë me makinat luksoze. Ditën e sotme policia në Berat ka shoqëruar rreth 10 mjete për verifikim dokumentash, ndërsa aksioni filloi rreth orës 12:00 nga strukturat e policisë Berat.
Ky aksion u zhvillua më parë në Elbasan ku u automjete luksoze si dhe u shoqëruan në polici disa persona të shpallur në kërkim, si dhe në Vlorë ku u sekuestruar një automjet, një armë zjarri pistoletë, vlera monetare prej 6000 Euro dhe aparate celularë, ndërsa u arrestua dhe një 26-vjeçar.
Operacioni i Policisë në lidhje me makinat e blinduara është shoqëruar me një sërë pakënaqësish, pasi nuk ka sjellë asnjë rezultat të dukshëm në lidhje me grupet e strukturuara kriminale.
(E.K/SHUPLAKA)