Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Vjen lajmi bombë nga Italia! Harry Kane gati të transferohet në skuadrën e Serisë A, mund të jetë një nga goditjet më të mëdha të bëra

Një lajm i bujshëm po qarkullon në Itali orët e fundit. Juventus është në kërkim të një sulmuesi dhe sipas mediave, bëhet fjalë për kapitenin e Anglisë dhe të Tottenham Hotspur, Harry Kane.

Massimiliano Allgjeri, kërkon të përforcojë skuadrën dhe tashmë, Kane, duket ideal për të kompletuar sulmin e “zonjës së vjetër”. Sipas mediumit italian Calciomercato, Juventusi është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Tottenham Hotspur, Kane dhe tashmë po bën gati ofertën.

Ky medium shton se drejtuesit e klubit italian tashmë kanë bërë një kontakt paraprak me kapitenin e Anglisë, megjithatë pagat e tij dhe çmimi i kërkuar mund të jenë të vështira për t’u arritur.

Ditët e fundit po flitet së tepërmi mbi të ardhmen e Kane, i cili duket se dëshiron të provojë një eksperiencë të re, larg nga Tottenham.

Kane thuhet se i ka thënë klubit të tij se dëshiron të largohet për të provuar dhe fituar trofe diku tjetër.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.