Policia e Elbasanit ka arrestuar një 54-vjeçar të shpallur në kërkim nga drejtësia italine për vjedhje me dhunë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Në prangat e policisë ka rënë shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar me inicialet Ramazan Ereqi, me qëllim ekstradimin në Itali. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.
Njoftimi i plotë i policisë: Elbasan
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestohet një shtetas shqiptar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: R.E., 54 vjeç, banues në Elbasan.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Torinos, Itali, në datën 25.11.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.