Një 26-vjeçar është shpallur fajtor pasi ka vrarë me thikë të dashurën e tij shtatzënë, e cila priste një djalë, për shkak se ishte xheloz ndaj saj.
Aaron McKenzie, 26 vjeç, u fut në dhomën e gjumit të Kelly Fauvrelle ndërsa flinte, duke e goditur me thikë 21 herë dhe duke shkaktuar lëndime katastrofike. Djali i tyre Riley lind me operacion cezarian, por vdiq në spital katër ditë më vonë.
Gjykata e gjeti McKenzie, nga Londra, fajtor për vrasjen e të dahshurës 33 javëshe shtatzënë Miss Fauvrelle. McKenzie tha se po ndjente se ajo nuk e donte dhe se ishte tani i parëndësishëm për të.
Prokurori Duncan Penny QC kishte thënë: “Ai ka ndërhyrë dhe ka sulmuar ashpër të dashurë,n duke i shkaktuar gjithsej 21 plagë me thikë.
Në vazhdën e sulmit, McKenzie bëri sikur nuk kishte asnjë lidhje me këtë ngjarje. Ai shkoi në spital, ku stafi mjekësor po përpiqej të shpëtonte jetën e fëmijës së tij, “duke u paraqitur si viktimë”, tha zoti Penny.
I pandehuri dyshohet se gënjeu policinë dhe nuk u tha atyre se ai kishte kaluar më shumë se një orë para vrasjes duke hyrë dhe lexuar emailet e ish-partneres së tij.
Z. Penny tha që McKenzie vazhdoi të mashtrojë policinë, stafin e spitalit dhe familjen e zonjës Fauvrelle derisa ai u arrestua. McKenzie tani do të dënohet me 17 korrik.