Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

‘’Vizita rrufe e Ramës te sulltani Erdogan”, zemërohet Athina. Anulohet takimi Rama-Tsipras?!

Marrëdhëniet mes Grequisë dhe Shqipërisë në muajt e fundit kanë pasur ulje-ngritjet e tyre, ku në qendër është marrëveshja e detit.

Pas hezitimit nga ana e Presidentit Meta për të dhënë autorizimin për ministrin Bushati, tashmë me dhënien e tij duket se gjërat u ”vunë në vijë”.

Po nuk është tamam kështu, pasi ende nuk ka një datë për takimin Tsipras Rama që ishte parashikuar të mbahej në 8 prill në qytetin e Korçës.

Nuk dihet pse ende nuk ka një axhendë të qartë për takimin, po disa media lokale greke shkruajnë se kjo vjen për shkak të takimit të rrufeshëm që Edi Rama ka pasur me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan.

Rama pas një vizite disaditore në Greqi, u nis pa paralajmërim drejt Ankarasë, ku takoi edhe Erdogan, Takimi i Ramës me të, vjen në një kohë kur Turqia dhe Greqia kanë rritur ndjeshëm tonet mes tyre, ndërsa nuk kanë munguar as tregimet e muskujve nga të dyja palët, në kufirin detar mes dy shteteve.

‘’Edi Rama javën e kaluar pas kthimit të tij nga Brukseli bëri një udhëtim “rrufe” te sulltani Erdogan. Me sa duket Erdogan kishte kërkuar që Rama ta informonte për negociatat me BE-në dhe veçanërisht për marrëveshjen e detit me Greqinë. Sipas burimeve, Erdogan i ka kërkuar Ramës që të bëj çmos për ta bllokuar marrëveshjen.

Para vizitës së Ramës në Stamboll, të gjithë dukeshin të bindur se marrëveshja për kufirin detar ishte “fakt i kryer”. Por pas vizitës në Stamboll dhe takimit me Erdogan, Rama më shumë dhe më pak Bushati sugjerojnë se marrëveshja nuk mund të pagëzohej gjatë Pashkëve në Korçë.

Athina po monitoron nga afër lëvizjet e qeverisë shqiptare ndërsa negociatat janë të ngrira. Ne presim me padurim lëvizjet e ardhshme të Ministrit grek z. Kotzias ….”, shkruan portal ‘’Himara.gr”.

A janë të vërteta gjithë sa thotë portal grek, na mbetet që të presim një zyrtarizim në ditët në vijim.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *