AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Vizita e Vuçiç në Tiranë, Buzhala ka një sugjerim për shqiptarët: Kuptohet, nëse jemi vllazën!

Gazetari Berat Buzhala ka komentuar në rrjetet sociale vizitën e Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në Tiranë në kuadër të procesit Brdo-Brijun në Tiranë.(Lexo Ketu)

Ai ka shkruar që do ishte mirë nëse Vuçiç do të pritej në Tiranë me protesta masive nga qytetarët shqiptarë.

Do te ishte mire qe Vucic te pritej ne Tirane me nje proteste masive. Kuptohet, nëse jemi vllazen ” ka shkruar Buzhala.

Ai heq paralelizmat mbi vizitat e Vuçic në Kosovë dhe thotë që atje ai nuk takon asnjë zyrtar të lartë dhe nuk viziton asnjë institucion.

Ndërkohë që në Tiranë Presidenti serb do të pritet si një burrë shteti, dhe nuk do të hyjë fshehurazi. Buzhala shton se ai pritet në institucionet shqiptare edhe pse kurrë nuk është penduar për krimet që ka kryer në Kosovë ndaj shqiptarëve.

Ne Tirane ai shkon si burreshtetas, e jo tinxa. Ai pritet ne institucione te Republikes, anipse kurre nuk eshte pendu per krimet qe ai dhe shteti i tij i kane kry ne Kosove, mbi shqiptaret.

Kuptohet, nese jemi vllazen.” ka përfunduar statusin e tij Buzhala.

Statusi i Plotë i Berat Buzhalës në facebook:

Do te ishte mire qe Vucic te pritej ne Tirane me nje proteste masive. Dikush do te thoshte perse te mos pritet ngjashem ne Kosove? Sepse ne Kosove ai hyn e del pa shkele ne institucione. Nuk i takon kreret e shtetit. Kohe pas kohe i bllokohen rruget me dru e me traktora.
Ne Tirane ai shkon si burreshtetas, e jo tinxa. Ai pritet ne institucione te Republikes, anipse kurre nuk eshte pendu per krimet qe ai dhe shteti i tij i kane kry ne Kosove, mbi shqiptaret.

Kuptohet, nese jemi vllazen.

(j.b/faxweb.al)

 

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *