Dje, kryeministri Edi Rama ka shkuar për vizitë të paparalajmëruar në Ankara të Turqisë për të takuar presidentin Recep Tajip Erdogan.
Vetë Rama është shprehur se bëhet fjalë për një vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport.
Media shtetërore turke “Anadolu Agency” ka bërë me dije se presidenti Erdogan e ka pritur Ramën në Presidencë dhe se takimi i tyre u zhvillua me dyer të mbyllura, pa ndarë asnjë detaj për mediat.