Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Vizë amerikane, SHBA i jep shansin e madh shtetit Europian

Duke filluar nga 11 nëntori, polakët mund të shkojnë në SHBA dhe të qëndrojnë për 90 ditë pa patur nevojë për vizë, njoftoi sot presidenti, Andrzej Duda.

Ky lajm i pritur me padurim që prej shumë vitesh nga polakët kjo masë është prezantuar nga konservatorët në pushtet në Poloni si një rezultat i marrëdhënieve të tyre të mira me administratën Trump.

Duke cituar ambasadoren amerikane në Varshavë, Georgette Mosbacher, Duda theksoi se njoftimi zyrtar i kësaj çështjeje pritet sot në Uashington.

“Falënderoj presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili kishte premtuar një vit më parë se Polonia do të pranohej në programin e heqjes së vizave para përfundimit të mandatit të tij”, theksoi ai.

Njoftimi u bë në momentin më të mirë për presidentin polak, i cili po përgatitet të rizgjidhet në pranverë për një mandat të dytë.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *