Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp pas përfundimit të samitit të Be, ka folur edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ai tha se është një çmenduari që ata nuk mund të lëvizin lirshëm dhe tha se kjo gjë duhet të marrë fund.
Rama: Ata nuk mund të lëvizin, kjo është cmenduri dhe kjo duhet të marrë fund, njerezit duhet të lëvizin lirisht.
Serbia eshte në një pozicion mjaft ndryshe. Serbia është një realitet tërësisht ndryshe, dhe u përpoqa t’u shpjegoj se flasim për një vend ku popullariteti i Vladimir Putinit është 80% dhe një vend ku opinioni publik s’është kaq i prirur të vrapojë pas Brukselit, është krejt e kundërta.
Për vend që jashtë cdo pritshmërie dhe pritshmërisë sime se sinqerisht nuk e prisja as e telefonoave Aleksandrin se kisha frikë mos më thoshe “ndjesë na duhet të kalojmë në anën tjetër” e kjo do kishte qenë fund i cdo marrëdhënie.