AktualitetFlashSocialeTe FunditTe Gjitha

Viti i ri shkollor/ Nis shpërndarja, libra falas edhe për nxënësit e klasave të 5-ta

Edhe pse viti shkollor, nis me datë 16 shtator, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka njoftuar se kanë filluar shpërndarjet e librave falas.

Një risi e ktëj viti shkollor, është edhe shpërndarja e librave falas edhe për nxënësit e klasës së 5-të.

Ministrja Shahini me anë të video-mesazh në rrjete sociale, ka njoftuar mbi nisjen e shpërndarjes së librave falas për nxënësit nga klasa 1-5.

Teksa vitin e kaluar rreth 125 mijë nxënës nga klasat e para deri në klasat e katërta kanë përfituar libra falas, për vitin e ri shkollor 2019-2020 numri i përfituesve është rritur në 155 mijë, pasi kësaj skeme i janë shtuar edhe nxënësit e klasave të pesta. Shpërndarja e librave ka filluar sot dhe mbyllet disa ditë para fillimit të shkollës.

Video-mesazhi i plotë i Ministres Shahini:

Të dashur nxënës dhe prindër,

Shpresoj të keni patur pushime të qeta dhe të këndshme,

Viti i ri shkollor nuk fillon edhe 2 javë, mirëpo përgatitjet i kemi filluar qysh tani.

Duke filluar nga sot, data 2 Shtator, ju mund të shkoni pranë shkollave tuaja dhe të merrni pakot e librave falas.

Nismën e kemi filluar vjet, me një shumë prej 600 milion lekësh e cila është shpenzuar për të blerë librat për të gjithë nxënësit e klasave 1 deri 4, si dhe nxënësit e tjerë të kategorive të veçanta (me asistencë sociale, nevoja të veçanta apo minoritarë) që përfitojnë librat falas.

Sivjet, ngaqë kemi ruajtur shumë mirë librat nga viti i kaluar, kemi patur mundësinë të përfshijmë edhe klasën e 5-të plotësisht në nismën e librave falas.

Kështu që, ju mirëpresim nëpër shkolla dhe shumë suksese për vitin e ri shkollor!”

**

Vetëm tekstet e klasës së parë do të jenë krejtësisht të reja, ndërsa klasat e tjera do të marrin tekstet e përdorura një vit më parë. Nga eksperienca e këtij viti duket se rikthimi i librave në bibliotekat e shkollave për ripërdorim ka rezultuar efektiv për 80% të teksteve. Ndërsa pjesa tjetër e dëmtuar që nuk munden të përdoren, përmes një buxheti të posaçëm janë blerë nga MASR dhe do të shpërndahen nëpër shkolla.

“K.H/FAXWEB/

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *