Dy mjekët e árrestuar për “moskallëzim krími” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërteës” Viktor Marku dhe Besim Lama, kanë kërkuar përjashtimin e prokurores Arjola Prenci dhe zëvendësimin e saj me një prokuror tjetër.
Në kërkesën e tyre për zëvendësimin e kësaj prokurore, ata shprehen se veprimet e saj në raport me Kliniken Amavita “qelben” era korrupsion.
Gjithashtu mjekët në kërkesë argumentojnë se kanë mësuar se Arjola Prenci është bashkëshortja e ish-prokurorit të Pukes Pëllumb Prençi i árrestuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë për korrupsion.
Në këto kushte, duke qenë se kanë humbur besimin tek kjo prokurore si e paanshme dhe e pavarur (gjë të cilën nuk e ka treguar deri tani) kanë kërkuar zëvendësimin e kësaj prokurore me një prokurore tjetër.
Gjithashtu burimet bëjnë me dije se të dyshuarit, nëpërmjet mbrojtësve të tyre Av. Arbër Hoxha dhe Av. Dritan Metani kanë depozituar ankimet përkatëse duke kërkuar lirinë nga Gjykata e Apelit.