Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja tragjike në landfillin e Bushatit, ku humbi jetën 61-vjeçarja e identifikuar si Katrinë Binaku.
Gazetarja e FaxNewx, Vilma Voçi bën me dije se viktima ishte prerë nga presa dhe për pasojë të plagëve të marra në kolonë dhe për pasojë nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Bëhet me dije se viktima 61-vjeçe nga Paçrami i bashkisë Vau i Dejës kishte rreth 7 vite që punonte në këtë landfill.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, nëse kjo ngjarje ka ardhur nga pasiguria në vendin e punës, apo siç e quan edhe policia në deklaratën e saj si ‘vdekje aksidentale’.
(R.G/Faxweb.al)