AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Viktima e 6 nga COVID-19, Tritan Kalo publikon pamjet: Dëgjoni e shihni se çfarë po ndodh

Mesnatën e kaluar u njoftua zyrtarisht viktima e gjashtë nga koronavirusi në Shqipëri teksa mjeku i njohur, Tritan Kalo ka p[ublikuar disa foto të njerëzve që janë grumbulluar në afërsi të Spitalit Infektiv.

Kalo shkruan se ata qëndrojnë  70-80 metra larg Infektimit ndërsa bën apel që të tregojnë më shumë kujdes e përgjegjshmëri për jetët e tyre dhe të tjerëve.

“NDËRGJEGJËSOHUNI sa ende jemi larg kësaj sprove….Në të kundërt do të mbrijmë në një ditë, që askush nuk do mundet tju vijë në ndihmë….”, shkruan ndër të tjera mjeku.

Reagimi i plotë:

Njësia Administrative nr. 2 e nr. 3, Tiranë….25 Mars 2020, ora 12:45….Në vijë ajrore vetëm 70-80 metra e ndajnë këtë grumbullim njerzish, nga dhjetra vëllezër e motra të tyre të hospitalizuar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, për Covid-19….

Ju lutem, MË shumë RESPEKT, më shumë DASHURI e më shumë VLERËSIM për jetët tuaja…..Me këtë mënyrë të papërgjegjëshme sjelljeje, do t’i shtoni rrezikun vetes suaj që të sëmureni nga Sars-Cov2/Covid 19….KAPACITETET në burime njerzore dhe në infrastrukturën e shtrimeve spitalore kanë një kufi, ato NUK janë të pakufijëshme kudo në Botë, përfshirë edhe Shqipërinë….

NDËRGJEGJËSOHUNI sa ende jemi larg kësaj sprove….Në të kundërt do të mbrijmë në një ditë, që askush nuk do mundet tju vijë në ndihmë….

Së paku dëgjoni e shihni se çfarë po ndodh aktualisht në Itali, në Spanjë e gjetkë….A ka Polici Bashkiake të pranishme në këto Njësi vendore???….JEMI të GATSHËM tju ndihmojmë në çdo moment, POR mos i shtyni kufijtë e mundësive të ndihmesës ndaj jush në honet e pamundësisë……..Ju LUTEM!!!!


(F.GJ/FAXWEB.AL)

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *