Historiani i njohur nga Berati, Engjëll Gishti në një intervistë për ‘FaxNews’ në emisionin ‘Identitet’ me gazetaren Aida Shtino, ka zbuluar misteret e qytetit të lashtë, Beratit.
Gishti zbuloi se Myzeqeja dikur ka qënë e lundrueshme dhe në të zbarkoheshin anije. Por një detaj interesant ishte se Vikingët kanë lundruar edhe në trevat shqiptare, pikërisht në qytetin e Beratit.
“Berati është qytet qysh në Paleolit. Kur janë bërë gërmimet janë gjetur dy çekiçë që tregonin etapën e qytetit. Qyteti është 2400 vjeçarë, gurët e themelimit shihen shumë mirë te hyrja kryesore.
Gurët kanë ardhur nga Karaburini, përmasat janë të mëdha dhe vinin me anije. Gurët nxirreshin në Karaburun dhe kur vinin këtu në Kashtok dhe vinin deri afër Urës Vajgurore. Në kohën atëherë fusha e Myzeqesë mund të ketë qënë e mbushur me ujë dhe ishte e lundrueshme.
Gjon Muzakaj ka treguar se si ndodhi Pashallaku në Berat. Një pjesë e Muzakajve ishin myslimanë dhe u shëndrruan në bejlerë dhe pashallarë që i shërbyen Osmanëve.
Lumi Aps në Antikitet që është përmendur nga Cezari tashmë quhet lumi Osum.
Pasi ndërruan fenë Muzakajt iu nënshtruan Perandorisë Turke. Ne jemi të parët si popull që filluam lëvizjen për pavarësi në krahasim me vendet e tjera. Tentativa e parë varej nga Velabishti.
U tërhoq popullsia e Beratit në zonat malore dhe pastaj ata zbresin në fusha. Në vitet 1700 fshati Gramsh rrëshqiti dhe qytetarët u detyruan të zbresin në fusha.
Berati është një nga popujt e parë që ka pasur të krishterë më shumë dhe për këtë arsye është vendosur Kostandini në Kalanë e Beratit.
Vikingët kanë ardhur deri në Berat dhe erdhën si anzhuin. Në dokumenta thuhet që qyteti i sipërm dhe i poshtëm kishte një tunel. Deri në 1990 ka qënë e përdorshme, por tashmë nuk është më funksionale.
Ky shtegu është quajtur galeria që lidhte qytetin e poshtëm ‘Magalemin’ me pjesën sipër të Kalasë. Ka rezistuar për 800 vjetë dhe këto 30 vjet është prishur.”, u shpreh historiani Gishti.
(R.G/Faxweb.al)