Me komentin “Pa coment” kryeministri Edi Rama ka vijuar “ping-pon”-un e fotomontazheve ndaj kryedemokratit Lulzim Basha por që edhe ky i fundit vazhdimisht i ka kthyer përgjigje duke këmbëngulur se përgjegjës i vendimit negativ për negociatat është kryeministri.
Këtë radhë Rama ka publikuar foton e Bashës përkrah asaj të Ursula von der Leyen e cila është shprehur tepër e zhgënjyer me vendimin, ndërsa njeh aspiratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë sëVeriut.
Theksojmë se kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha prej ditës së djeshme kanë shkëmbyer me dhjetra replika ndaj njëri-tjetri në rrjetet sociale, ndërsa në horizont nuk ka asnjë sinjal që tregon kohën dhe rrethanat kur Shqipëria do të mund të marrë zyrtarisht përgjigjen për hapjen e negociatave.
Një temë e rëndësisë së tillë është kthyer në replika politike dhe deklarata që nuk ofrojnë zgjidghje ndërsa opinioni dhe optimizmi i qytetarëve shfaqet më shqetësues së kurrë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)