Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vijon operacioni “LIMIT”, shkon në 58-të numri i të arrestuarve (Video)

Ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme operacioni i koduar si “LIMIT” ku është arrestuar edhe një person dhe në total shkon në 58-të numri i të ndaluarve që ishin shpallur në kërkim si pjesën e një grupi kriminal.

Policia njofton se po vijon puna për kapje e 7 personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkohë që operacioni është finalizuar pas një hetimi 3-vjeçar, për goditjen e veprimtarisë kriminale të këtyre grupeve që ushtronin veprimtarinë në fushën e narkotikëve dhe të trafiqeve të paligjshme.

Ditën e sotme është arrestuar shtetasi me iniciale H. S., 65 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë operacionit në Shqipëri dhe Greqi u sekuestruan rreth 320 kg kanabis, 7.5 kg Kanabis në formë çokollate,  2.4 kg Kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, 3800 fara kanabis, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.

Njoftimi i Policisë:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “LIMIT”

Shkon në 58 numri i të ndaluarve dhe vijon puna për kapjen e 7 personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një prej të kërkuarve, pjesëtar i një prej katër grupeve të strukturuara kriminale, të shkatërruara gjatë operacionit “LIMIT”.

Operacioni u finalizua pas një hetimi 3-vjeçar, për goditjen e veprimtarisë kriminale të këtyre grupeve që ushtronin veprimtarinë në fushën e narkotikëve dhe të trafiqeve të paligjshme.

Operacioni nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë Greke dhe me koordinimin e SELEC-ut.

Në vijim të operacionit “LIMIT”, shërbimet e Policisë kapën dhe ndaluan shtetasin H. S., 65 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë operacionit në Shqipëri dhe Greqi u sekuestruan rreth 320 kg kanabis, 7.5 kg Kanabis në formë çokollate,  2.4 kg Kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, 3800 fara kanabis, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.

Gjatë periudhës së hetimit 2016 – 2019, është shkëmbyer në kohë reale informacion me partnerët tanë nëpërmjet SELEC-ut për aktivitetin kriminal të personave të përfshirë në këto grupe kriminale dhe si rezultat, nga autoritetet policore greke janë arrestuar 34 persona, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes të narkotikëve.

Ndërsa gjatë operacionit “LIMIT” të zhvilluar në Shqipëri, u arrestuan 23 persona dhe 8 u shpallën në kërkim, njëri prej të cilëve u kap mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit.

Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në këkrim.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtyre grupeve të strukturuara kriminale, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e anëtarëve të tjerë të përfshirë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.