Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Vidhte institucionet shtetërore në Durrës, arrestohet 39 vjeçari (detaje)

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet të jetë autor i disa grabitjeve.

Shtetasi E.G i dënuar më parë për vjedhje, ka kryer disa vjedhje në disa institucione shtetërore.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një laptop dhe një qëndër zëri.

Shtetasi i mësipërm, muajt e fundit pasi ka dalë nga burgu, dyshohet si autor i vjedhjeve si më poshtë:

Më datë 07.10.2019, në lagjen Nr. 6 dyshohet se në kopshtin “Met Hasa” ka vjedhur një laptop, magnetofon dhe pajisje zëri.

Më datë 05.10.2019, në lagjen Nr. 3 dyshohet se ka vjedhur zyrat e Laboratorit të Akuakulturës dhe Peshkimit në Durrës, ku ka marrë një monitor kompjuteri, GPS dhe një video projektor.

Më date 20.09.2019, më lagjen Nr. 14 në oborrin e shkollës 9-Vjeçare “Hasan Koçi” dyshohet  se ka vjedhur kabllo elektrike.

Më datë 16.09.2019, në lagjen Nr. 12 dyshohet se ka vjedhur Zyrat e Njësisë Administrative.

Më datë 14.05.2019, në lagjen Nr. 6 dyshohet se ka tentuar të vjedhë në “Dispaçerinë  e Sëmundjeve të Mushkërive”.

Njoftimi i zyrtar:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Elektronika” Dokumentohen disa vjedhje  të ndodhura në qytetin e Durrësit.

Policia vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim, të dyshuar si autor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë kryer vepra penale në fushën e pasurisë, kryesisht në ambientet e institucioneve të ndryshme shtetërore, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Elektronika”.

Pas hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara kanë arrestuar shtetasin E. G., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, person i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe përsëritës në vjedhjen e institucioneve shtetërore, i cili ishte shpallur në kërkim.

Shtetasi i mësipërm, muajt e fundit pasi ka dalë nga burgu, dyshohet si autor i vjedhjeve si më poshtë:

Më datë 07.10.2019, në lagjen Nr. 6 dyshohet se në kopshtin “Met Hasa” ka vjedhur një laptop, magnetofon dhe pajisje zëri.

Më datë 05.10.2019, në lagjen Nr. 3 dyshohet se ka vjedhur zyrat e Laboratorit të Akuakulturës dhe Peshkimit në Durrës, ku ka marrë një monitor kompjuteri, GPS dhe një video projektor.

Më date 20.09.2019, më lagjen Nr. 14 në oborrin e shkollës 9-Vjeçare “Hasan Koçi” dyshohet  se ka vjedhur kabllo elektrike.

Më datë 16.09.2019, në lagjen Nr. 12 dyshohet se ka vjedhur Zyrat e Njësisë Administrative.

Më datë 14.05.2019, në lagjen Nr. 6 dyshohet se ka tentuar të vjedhë në “Dispaçerinë  e Sëmundjeve të Mushkërive”.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një laptop dhe qendër zëri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *